Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – IDF: Kemi kryer 480 sulme ajrore në Siri në 48 orët e fundit

TEL AVIV, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Gjithsej 480 sulme ajrore janë kryer nga Izraeli në objektiva ushtarake në 48 orët e fundit në Siri, duke përfshirë bateritë kundërajrore, aeroportet, vendet e prodhimit të armëve, depot e armëve dhe objektet ushtarake.

Lajmi mbi këto sulme u raportua nga IDF, duke shtuar se ka shkatërruar “shumicën e rezervave të armëve strategjike në Siri”.

”Marina izraelite shënjestroi gjithashtu dy objekte të marinës siriane, duke shkatërruar 15 anije”, shtoi ushtria izraelite në një deklaratë në Telegram./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version