Agjencia Telegrafike Shqiptare

Europa League, katër arbitra shqiptarë në ndeshjen Hoffenheim – FCSB

Juxhin Xhaja- Arbitër

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Arbitrimi shqiptar ka marrë vlerësimin e radhës në arenën evropiane.

Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen Hoffenheim – FCSB.

Takimi do të luhet të enjten në Gjermani, në stadiumin “Rhein-Neckar-Arena” dhe ndeshja do të startojë në orën 18:45.

Gjithashtu, asistentët dhe arbitri i katërt do të jenë shqiptarë. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo janë dy ndihmësit e Xhajës, ndërsa Albert Doda është arbitër i katërt.

Në VAR do të jetë anglezi Peter Bankes, ndërsa në AVAR, spanjolli Carlos del Cerro Grande.

Kjo është ndeshja e tretë për këtë sezon në UEFA Europa League që katërshja e arbitrave shqiptarë (Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda) gjykon në fazën e grupeve.

Më parë, ata kanë drejtuar edhe në ndeshjet AZ Alkmaar – Elfsborg dhe Elfsborg – Sporting Braga.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version