Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ҫako pret homologun e Kosovës: Ndërtim i kapaciteteve të përbashkëta operacionale

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, priti homologun e tij nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Genc Metaj, në një takim të fokusuar tek forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe koordinimin në menaxhimin e emergjencave, me synimin për të përmirësuar reagimin ndaj fatkeqësive dhe ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale.

Të dy drejtuesit theksuan vullnetin për të zhvilluar më tej partneritetin ndërmjet agjencive, duke forcuar mekanizmat rajonalë të mbrojtjes civile dhe sigurinë e qytetarëve.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version