Agjencia Telegrafike Shqiptare

Organizonin lojëra fati, tre të arrestuar në Tiranë

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Bad Spin 12”, për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: R. M., 23 vjeç, L. A., 19 vjeç, dhe A. A., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. R., B. V., dhe F. Zh.

Sipas policisë 6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 3 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version