Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Italia bashkohet me vendet e tjera evropiane për pezullimin e kërkesave për azil të sirianëve

ROMË, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Italia njoftoi se edhe ajo po pezullon përkohësisht procedurat e saj të azilit për sirianët, pas përmbysjes së Bashar al-Asadit.

”Duke vepruar kështu, ajo po ndjek shembullin e partnerëve të tjerë evropianë”, sipas qeverisë së djathtë të kryeministrit Giorgia Meloni.

Më herët, Meloni ishte takuar me ministra në Romë për të vlerësuar zhvillimin e situatës në Siri.

Në Gjermani, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) gjithashtu ndaloi të gjitha vendimet për aplikimet për azil nga Siria për momentin.

Rebelët e udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) morën kontrollin e kryeqytetit Damask pas më shumë se një dekade të luftës civile të përgjakshme në vend, me al-Assadin që u largua për në Rusi.

Familja e tij kishte sunduar Sirinë për më shumë se dy dekada./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version