Agjencia Telegrafike Shqiptare

Axhenda parlamentare, PS: Angazhim për të siguruar një proces efikas në Kuvend

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në qendër të diskutimeve ishte analiza e ecurisë së komisioneve parlamentare dhe përgatitja për seancën plenare të datës 12 dhjetor 2024.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e grupit vlerësuan punën e bërë deri më tani në komisione, duke evidentuar arritjet, sfidat dhe prioritetet për javët e ardhshme.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit u fokusua te shqyrtimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Mazhoranca konfirmoi angazhimin për të siguruar një proces efikas në Kuvend dhe për të adresuar tema me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

/m.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version