Agjencia Telegrafike Shqiptare

Osmani me Trump dhe Macron: Aleanca euroatlantike

PRISHTINË, 8 dhjetor/ATSH/- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidentin e Francës, Emanuel Macron.

“Aleanca euroatlantike”, shkruan Osmani krahas fotos.

Gjithashtu, Osmani ka dhënë detaje nga biseda me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, gjatë rihapjes së katedrales Notre Dame në Paris.

Osmani ka shkruar në rrjetin X, se në emër të popullit të Kosovës, e ka përgëzuar Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar ajo.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version