Agjencia Telegrafike Shqiptare

Atmosfera e festave edhe në Pediatrinë e QSUNT, Koçiu: Shërim të shpejtë për çdo vogëlush

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Pediatria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në këtë fundvit është kthyer në një vend plot ngjyra festive dhe ngrohtësi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga ky spital, i mbushur me dekoret festive.

“Atmosfera e festave ka mbërritur këtu për të sjellë pak më shumë gëzim dhe shpresë për yjet tanë të vegjël. Urojmë shërim të shpejtë për çdo vogëlush që po merr kujdesin e nevojshëm dhe shpresojmë që këto festa të sjellin buzëqeshje, surpriza dhe shumë dashuri për ta dhe familjet e tyre”, tha Koçiu.

Në Spitalin e ri Pediatrik ofrohen tashmë kushte me standarde evropiane, duke përfshirë tre shërbime: urgjencën, reanimacionin dhe kirurgjinë infantile. Shërbimi i urgjencës në QSUT është i pajisur me të gjitha pajisjet dhe ka një zonë observimi me kapacitet deri në 30 shtretër, me mundësi zgjerimi të kapaciteteve pritëse në rast fluksi.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version