Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kontrolle në shtëpinë e Veliajt, SPAK: Hetimi në fazë paraprake

SPAK

SPAK

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Mediet raportuan se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer sot kontrolle në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Po sipas mediave është sekuestruar nga SPAK telefoni i bashkëshortes së Veliajt.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) reagoi zyrtarisht duke deklaruar se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.

“Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”, njoftoi zyrtarisht SPAK. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version