TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Besimtarët ortodoksë të Shqipërisë, që janë në kreshmën e Krishtlindjes (15 nëntor – 25 nëntor), kanë kremtuar sot me madhështi edhe plot gëzim të kremten e Shën Nikollës dhe ditën e emrit të tij.
Sot, më 6 dhjetor, në të gjitha Mitropolitë e Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Durrësin, Korçën, Gjirokastrën, Fierin, Beratin, Elbasanin, si dhe në kishat që mbajnë emrin e Shën Nikollës në mbarë vendin, u kremtua me solemnitet Dita e Shën Nikollës.
Të pranishëm ishin besimtarë nga zonat përreth, grupet e grave të katekizmit, studentë të Theologjisë etj.
Shën Nikolla, i njohur si peshkopi i Mirës së Likisë, ka jetuar në shekullin IV. Ai njihet për bamirësitë e tij, shpesh të dhëna fshehurazi, një cilësi që frymëzoi legjendën e Santa Klaus.
Shën Nikolla është i njohur si mbrojtës i fëmijëve, marinarëve, jetimëve dhe të varfërve.
Emri “Nikolla” ka kuptimin “Fitorja e popullit”.
“Gëzuar për shumë vjet Shën Kollin!” – uroi në një njoftim Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.
Kjo ditë kremtohet me përkushtim çdo vit si një traditë e rëndësishme në kalendarin fetar dhe kulturor të Shqipërisë.
