Agjencia Telegrafike Shqiptare

TURQI – Erdogan: Bashar al-Assad të gjejë urgjentisht një zgjidhje politike

ANKARA, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan i bëri thirrje homologut të tij sirian, Bashar al-Assad që të gjejë urgjentisht një zgjidhje politike për situatën në Siri.

”Regjimi sirian duhet të angazhohet urgjentisht me popullin e tij për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse”, tha kreu i shtetit gjatë një interviste telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

”Presidenti Erdogan tha se Turqia po punon për të ulur tensionet, për të mbrojtur civilët dhe për t’i hapur rrugën procesit politik dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha presidenca turke duke nënvizuar se ”konflikti sirian ka arritur në një fazë të re”.

”Dëshira më e madhe e Turqisë është që Siria të mos rrëshqasë në një destabilitet më të madh dhe të mos pësojë më viktima civile”, shtohet në deklaratë.

Turqia, e cila ndan një kufi të gjatë me Sirinë, mirëpret rreth tre milionë refugjatë sirianë në territorin e saj./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version