Agjencia Telegrafike Shqiptare

SIRI – Rebelët marrin nën kontroll edhe qytetin e Hamës

DAMASK, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rebelët sirianë kanë hyrë sot në qytetin e Hamës, duke bërë që forcat qeveritare të tërhiqen dhe të ripozicionohen jashtë qytetit, theksoi në një deklaratë Ministria siriane e Mbrojtjes.

“Në orët e fundit, me intensifikimin e përleshjeve mes ushtarëve tanë dhe grupeve terroriste dhe me rritjen e numrit të dëshmorëve në radhët tona, këto grupe arritën të depërtojnë dhe të hyjnë në akse të ndryshme të qytetit, me gjithë humbjet e mëdha që pësuan mes tyre”, theksoi ministria.

Qeveria siriane i referohet rebelëve si terroristë.

“Për të mbrojtur jetët e civilëve nga banorët e qytetit të Hamës… njësitë ushtarake të stacionuara atje janë ridislokuar dhe ripozicionuar jashtë qytetit”, shtoi ai.

Ushtria premton të ripushtojë zonat ku kanë hyrë grupet terroriste.

Luftimet intensive kanë vazhduar prej ditësh midis forcave qeveritare siriane dhe rebelëve aleatë rreth Hamës.

Më herët, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se rebelët kishin hyrë në Hama nga verilindja pas disa orësh përleshje të ashpra në periferi./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version