Agjencia Telegrafike Shqiptare

Euroja forcohet ndaj lekut, bie dollari

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha vendase lek, forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 93.48 lekë ose 0.06 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar pozitat me 0.03 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98.37 lekëve.

Në pozita të forta në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe franga zvicerane. Monedha zvicerane krahasuar me ditën e martë, u ngjit me 0.02 lekë dhe këmbehet me 105.62 lekë. Ndërsa monedha britanike këmbehet me 118.52 lekë ose 0.29 lekë më pak se ditën e hënë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 93.48 -0.06
Euro EUR 98.37 +0.03
Poundi Britanik GBP 118.52 -0.29
Franga Zvicerane CHF 105.62 +0.02
Jeni Japonez (100) JPY 62.33 +0.11
Dollari Australian AUD 60.70 0.00
Dollari Kanadez CAD 66.67 0.00
Korona Suedeze SEK 8.51 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.46 +0.02
Korona Daneze DKK 13.19 0.00
SDR SDR 122.90 0.00
Ari(OZ 1) XAU 247125.60 +672.32
Argjend(OZ 1) XAG 2894.38 +64.07
Juani Kinez (onshore) CNY 12.83 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 12.81 -0.02
Lira Turke TRY 2.69 -0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version