Agjencia Telegrafike Shqiptare

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it në takim me Kurtin

PRISHTINË, 2 dhjetor/ATSH/ Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti do t’u adresohet medieve para qeverisë.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti deklaroi atë natë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version