Agjencia Telegrafike Shqiptare

Tabaku: Mbërriti pozicioni negociues për grup-kapitullin 6 të negociatave, diskutojmë të hënën

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku informoi sot deputetët në këtë komision se ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6.

Tabaku tha se Komisioni do të zhvillojë mbledhje me dyer të mbyllura të hënën, siç e parashikon dhe ligji për këtë grupkapitull.

Ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm i kërkuan një ditë më parë Tiranës të bashkëndajë qëndrimin e saj për sa i përket grup-kapitullit VI, që ka të bëjë me “Marrëdhëniet e jashtme”.

“Aprovohen rezultatet e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe shqyrtimi i grupit 6”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të Presidencës hungareze.

Pas 1 dekade nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria u ul më 15 tetor në Luksemburg për të nisur negociatat faktike për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version