Agjencia Telegrafike Shqiptare

LONDËR – Lammy: Britania e Madhe nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

LONDËR, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari i Jashtëm, David Lammy tha se Britania e Madhe nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë, pasi një raport lajmesh sugjeroi se BM dhe Franca po diskutonin opsionin.

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm ditët e fundit pasi presidenti amerikan Joe Biden autorizoi Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Amerika për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.

”Le Monde” raportoi se Franca dhe Britania “nuk përjashtojnë” dërgimin e trupave dhe kompanive private të mbrojtjes në Ukrainë, duke cituar burime të paidentifikuara.

”Debati për dërgimin e trupave në Ukrainë u ringjall pas vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmer në Francë për të përkujtuar armëpushimin më 11 nëntor”, sipas gazetës franceze.

“Ne jemi shumë të qartë se jemi gati dhe vazhdojmë të mbështesim veçanërisht ukrainasit me stërvitje, por kemi thënë prej kohësh se nuk do t’i angazhojmë trupat britanike në terren”, tha Lammy gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s, që po zhvillohet në Itali./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version