Agjencia Telegrafike Shqiptare

Nis censi dimëror për popullatën e pelikanit kaçurrel

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Specialistë nga Agjencitë e Zonave të Mbrojtura Shkodër, Vlorë, Lezhë, Durrës, Berat dhe Fier ndodhen në terren për të realizuar “Censin dimëror të popullatave perëndimore të pelikanit kaçurrel”.

Ky aktivitet po zhvillohet në zbatim të të gjitha protokolleve të nevojshme si dhe në bashkëpunim me ekspertë ornitologë, përfaqësuar nga organizata mjedisore dhe dashamirës të natyrës

AdZM Durrës ndodhet në zonën e PTUM “Bisht-Kamza” për të realizuar monitorimin e Pelikanit kaçurrel, e ku gjithashtu janë hasur edhe me praninë e flamingove, kojlikut të madh, çafkës etj.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version