Agjencia Telegrafike Shqiptare

Salvador Kaçaj në SPAK: U thirra si person në dijeni për 21 janarin

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka dëshmuar sot në Prokurinë e Posaçme. Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai tha për gazetarët se u thirr si person në dijeni për çështjen e 21 janarit.

“U thirrja për çështjen e 21 janarit si person që kam dijeni, s’ka lidhje me mua. Kam qenë pjesëmarrës i protestës. Tregova ato që kanë ndodhur në protestë”, tha Kaçaj.

Në protestën e 21 janarit 2011 u vranë katër protestues opozitarë ndërsa janë rihapur hetimet. /j.p/.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version