Agjencia Telegrafike Shqiptare

KIEV – Zelensky: Sulmi rus kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës

KIEV, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Mbrojtja ajrore e Ukrainës interceptoi shumicën e 120 raketave dhe 90 dronëve të lëshuar nga forcat ruse gjatë natës, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram.

“Mbrojtja jonë ajrore shkatërroi më shumë se 140 objektiva ajrore”, postoi presidenti ukrainas.

“Për fat të keq, ka dëmtime në ndërtesa nga goditjet dhe rrënojat”, shtoi Zelensky.

Zelensky tha se sulmet ruse kishin shënjestruar kryesisht infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin – dhe zona të caktuara kishin rezultuar në ndërprerje të energjisë elektrike.

Presidenti ukrainas shprehu ngushëllimet e tij për familjet e dy grave që u vranë në qytetin jugor të Mykolaiv gjatë sulmit rus.

Ushtria ruse nisi një sulm masiv me raketa dhe dron në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin dhe Odesën, thanë autoritetet sot në mëngjes.

Shpërthime u raportuan gjithashtu në Zaporizhia, Dnipro, Kryvyi Rih dhe Odesa.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se dhjetëra raketa kishin goditur objektiva në të gjithë vendin. Para kësaj, Rusia thuhet se ka vendosur dhjetëra dronë luftarakë.

Në disa zona, energjia u ndërpre si një masë paraprake për të parandaluar mbingarkimin e mundshëm të rrjetit.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko raportoi në Facebook një sulm masiv në sistemin energjetik të Ukrainës.//a.i/.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version