Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e hënë, 11 nëntor

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare, të cilat në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut hera-herës do të jenë deri të dendura. Në zonën e jugut vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/18 Diell pak re
Kukës -2/12 Diell re
Lezhë 11/17 Diell pak re
Dibër -2/15 Diell re
Durrës 7/21 Diell pak re
Tiranë 7/21 Diell pak re
Elbasan 8/22 Diell re
Berat 3/23 Diell re shi
Vlorë 6/20 Diell re shi
Korçë 0/15 Diell re shi
Gjirokastër -3/21 Diell re shi
Sarandë 7/20 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version