VJENË, 6 nentor /ATSH-DPA/- Kancelari austriak Karl Nehammer ka uruar Donald Trump – ndërsa ai duket i gatshëm për të rihyrë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse ende nuk është bërë një shpallje zyrtare.
“Ne presim zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona transatlantike për të trajtuar me sukses sfidat globale së bashku”, shkroi Nehammer në platformën X.
Republikani Trump është në prag të fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe tashmë e ka shpallur veten fitues. //a.i/
