Agjencia Telegrafike Shqiptare

Java Kulturore Spanjolle, kërcimtarja më e mirë e flamenkos “magjeps” Tiranën

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ “Bienvenido a flamenco” ishte recitali i Rocío Garridos, valltares nga Spanja e cila interpretoi mbrëmë në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse, në Tiranë.

Recitali i flamenkos erdhi në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle. Rocío Garridos është fituese e çmimeve prestigjioze ndërkombëtare si kërcimtarja më e mirë e flamenkos. Kërcimi i saj ka fuqinë për të sjellë ndjeshmërinë e kitarës në çdo lëvizje, duke rritur emocionin e këndimit dhe duke krijuar muzikë me ritmin e trokitjes së këpucëve.

Flamenco, me rrënjët e tij të thella në kulturën spanjolle, është një kombinim i mrekullueshëm i muzikës, kërcimit dhe shprehjes emocionale, që përfshin ritme të ndryshme dhe improvizim të jashtëzakonshëm.

Emocionet e kësaj forme arti të lashtë që vazhdon të frymëzojë dhe magjepsë njerëzit në të gjithë botën, pati mundësinë t’i përjetonte edhe publiku i kryeqytetit.

j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version