Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e martë, 29 tetor 2024

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët gjatë gjithë ditës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/24 Diell
Kukës 6/19 Diell
Lezhë 8/24 Diell
Dibër 6/22 Diell
Durrës 11/24 Diell
Tiranë 13/25 Diell
Elbasan 10/25 Diell
Berat 9/25 Diell
Vlorë 10/22 Diell
Korçë 3/21 Diell
Gjirokastër 3/26 Diell
Sarandë 11/24 Diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version