Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përfundon takimi Kurti – O’Brien

PRISHTINË, 21 tetor/ATSH/ Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

O’Brien po qëndron në vizitë në Kosovë, një ditë pasi ishte në Serbi, ku u takua atje me krerët institucional.

Nga Beogradi, diplomati amerikan dhe mesazhin për zbatim të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, derisa edhe ka nënvizuar nevojën që Qeveria e Kosovës të procedojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, të propozuar nga BE-ja.

mbasadori amerikan, Jeff Hovenier ka mirëpritur Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier përmes një statusi në rrjetin social X ka postuar fotografi krah O’Brien, duke thënë se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështje kyçe bilaterale. /Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version