Agjencia Telegrafike Shqiptare

Nis takimi mes Kurtit dhe diplomatit O’Brien

PRISHTINË, 21 tetor/ATSH/ Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka arritur në godinën e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë hyrjes se tij në ekzekutiv. Nuk dihet nëse O’Brien do të ketë ndonjë deklarim pas takimit.

O’Brien po qëndron në vizitë në Kosovë, një ditë pasi ishte në Serbi, ku u takua atje me krerët institucional.

Nga Beogradi, diplomati amerikan dhe mesazhin për zbatim të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, derisa edhe ka nënvizuar nevojën që Qeveria e Kosovës të procedojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, të propozuar nga BE-ja.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version