Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kingji në takimin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian në Hungari

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian me pjesëmarrjen e shefave të Shtabit të 27-të vendeve anëtare të BE-së, të zhvilluar në Budapest, Hungari.

Në këtë format takimi Shqipëria mori pjesë për herë të parë, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në një tematikë të dedikuar u diskutua mbi eksperiencat dhe mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në operacionet e drejtuara nga BE, në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kingji theksoi angazhimin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me vendet e rajonit, sikurse është vendimi për shtimin e prezencës me një togë në misionin “ALTHEA” në Bosnjë Hercegovinë, krahas kontributit aktual të FA në misionet e drejtuara nga BE.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version