Agjencia Telegrafike Shqiptare

Manja: Burgu i Pojskës me infrastrukturë dhe organizim modern

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi sot përmes rrjeteteve sociale se Komisioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një organ këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë, ka zhvilluar vizitën e radhës monitoruese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Pojskë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte verifikimi i kushteve të krijuara së fundmi në institucion, duke pasur parasysh rekomandimet e mëparshme të Komisionit, Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Komitetit për Parandalimin e Torturës dhe Dënimeve ose Trajtimit Çnjerëzor (KPT).

“Në përfundim të vizitës, u konstatua se institucioni i Pojskës paraqitet me infrastrukturë dhe organizim modern, i cili jo vetëm i përmbush standardet, por ndikon pozitivisht në procesin rehabilitues dhe riintegrues të të burgosurave gra”, shkruan Manja në postimin e tij.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version