TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Njësitë administrative të bashkisë Shkodër u përfshinë sot nga reshje intensive shiu.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha sot se “përballë situatës së krijuar grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e kësaj situate, konkretisht: 43 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, 40 punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve, 14 efektivë të Policisë Bashkiake, 12 efektivë të Forcave Zjarrfikëse dhe 18 efektivë të Policisë së Shtetit”.
Beci informoi se “fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të bashkisë Shkodër”.
Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh, ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë.
/k.s/r.e/a.f/
