Agjencia Telegrafike Shqiptare

LIBAN – Mbi 100 punonjës mjekësorë dhe shpëtimi të vrarë në sulmet izraelite

BEJRUT, 3 tetor /ATSH-DPA/- Më shumë se 100 punonjës mjekësorë dhe zjarrfikës janë vrarë dhe 220 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Liban, tha sot Ministri i Shëndetësisë Firass Abiad.

“Sulmet goditën nëntë spitale, 45 qendra të tjera mjekësore dhe pothuajse 130 ambulanca dhe automjete zjarrfikëse”, tha ai.

“Megjithatë, vetëm në tre ditët e fundit, më shumë se 40 punonjës mjekësorë dhe zjarrfikës u vranë”, tha Abiad.

“Kjo është një shkelje e ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare dhe është një krim lufte, nuk ka dyshim”, u tha ai gazetarëve.

“Të thuash se këto automjete kishin armë apo pajisje të tjera… këto janë justifikime dhe pretendime të rreme dhe të vjetra, të cilat i kemi dëgjuar më parë në Gazë”, tha ai. //a.i.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version