TIRANË, 1 Tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/27 | Diell |
| Kukës | 7/21 | Diell |
| Lezhë | 11/26 | Diell |
| Dibër | 4/23 | Diell |
| Durrës | 12/27 | Diell |
| Tiranë | 11/27 | Diell |
| Elbasan | 10/26 | Diell |
| Berat | 7/27 | Diell |
| Vlorë | 12/26 | Diell |
| Korcë | 6/21 | Diell |
| Gjirokastër | 12/26 | Diell |
| Sarandë | 13/26 | Diell |
