TIRANE, 21 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira në shtim nga orët e mesditës më pas vranësirat izolohen përgjatë vrelieveve malore kryesisht në juglindje të territorit. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët e hera-herës në formë pikash kryesisht nga orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurtra më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/25 | Diell re |
| Kukës | 12/20 | Diell re |
| Lezhë | 14/26 | Diell re |
| Dibër | 10/20 | Diell re shi |
| Durrës | 16/27 | Diell re |
| Tiranë | 15/28 | Diell re shi |
| Elbasan | 14/27 | Diell re shi |
| Berat | 14/26 | Diell re shi |
| Vlorë | 15/25 | Diell re shi |
| Korcë | 19/20 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 11/24 | Re diell shi |
| Sarandë | 16/24 | Re shi diell |
