Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e premte, 20 shtator 2024

TIRANE, 20 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht te paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit dhe do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme deri në orët e pasdites me intensitet të ulët e lokalisht mesatar me shtrëngata afatshkurtra të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore-malore te vendit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim -juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/25 Re shi diell
Kukës 13/21 Re shi diell
Lezhë 16/25 Re shi diell
Dibër 11/18 Re shi diell
Durrës 17/27 Diell re shi
Tiranë 16/27 Diell re shi
Elbasan 16/26 Diell re shi
Berat 16/26 Diell re shi
Vlorë 16/26 Diell re shi
Korcë 12/17 Re shi diell
Gjirokastër 15/23 Diell re shi
Sarandë 16/26 Re shi diell

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version