Agjencia Telegrafike Shqiptare

Koçiu: 38 444 ndërhyrje kirurgjikale në 7 muaj në strukturat spitalore publike

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Në të gjithë strukturat spitalore publike të vendit në 7 muajt e parë të këtij viti janë kryer 38 444 ndërhyrje kirurgjikale.

Kjo shifër u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Koçiu tha se këto ndërhyrje janë mundësuar  falë investimeve të vazhdueshme të buxhetit në shëndetësi.

“38 444 ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme janë realizuar në strukturat spitalore publike gjatë 7 muajve të vitit 2024 ose 1310 operacione më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “investimet e vazhdueshme të buxhetit të shtetit në infrastrukturën spitalore si dhe në rinovimin e flotës së pajisjeve mjekësore me aparatura të teknologjisë së fundit, falë edhe përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona mjekësore kanë siguruar përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve’.

Me buxhetin  e 2024 po mbështetet rikonstruksioni i 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, pjesë e programit madhor të rikonstruksionit 2023-2024.

/a.f/

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version