Agjencia Telegrafike Shqiptare

Leku forcon pozitat ndaj valutave

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.44 lekë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.02 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 89.76 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99.71 lekë.

Ndaj monedhës vendase, pozitat i dobësuan edhe paundi britanik.

Monedha britanike u këmbye me 118.16 lekë ose 0.23 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 106.63 lekë ose 0.42 lekë më shume se ditën e enjte.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 89.76 -0.44
Euro EUR 99.71 -0.02
Poundi Britanik GBP 118.16 -0.23
Franga Zvicerane CHF 106.63 +0.42
Jeni Japonez (100) JPY 62.88 +0.76
Dollari Australian AUD 60.44 -0.12
Dollari Kanadez CAD 66.49 -0.07
Korona Suedeze SEK 8.77 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.46 +0.03
Korona Daneze DKK 13.36 -0.01
SDR SDR 121.01 -0.14
Ari(OZ 1) XAU 226126.98 +2,506.75
Argjend(OZ 1) XAG 2586.88 +67.56
Juani Kinez (onshore) CNY 12.67 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.67 0.00
Lira Turke TRY 2.64 -0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version