Agjencia Telegrafike Shqiptare

Gonxhja: Kisha e Shën Mërisë në Maligrad, perlë e trashëgimisë sonë kulturore

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Ndërsa ndau pamje nga Kisha e Shën Mërisë, në ishullin magjik të Maligradit, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë kishë, një perlë të trashëgimisë tonë kulturore.

Kisha është restauruar falë iniciativës ndërkufitare SMARTFORYOU2, në bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Projekti për revitalizimin e kishës përfshiu restaurimin dhe konservimin e saj brenda dhe jashtë, rehabilitimin e shtegut që të çon drejt saj, dhe ruajtjen e afreskeve të mrekullueshme murale që i japin jetë mureve të shenjtë.

“Ndriçimi i ri i kishës dhe shtegut krijon një atmosferë magjike që përforcon bukurinë e këtij vendi të shenjtë”, u shpreh ministri Gonxhja. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version