Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Gjimnazi i ri “Ymer Dishnica” në Korçë, kushte dinjitoze për 340 nxënës e mësues

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Gjimnazi i ri “Ymer Dishnica” në Korçë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, është gati për të pritur me kushte dinjitoze 340 nxënës dhe mësues këtë vit të ri shkollor.

Kryeministri Edi Rama dnau sot në rrjetet sociale pamje nga ky gjimnaz i rikonstrukturar tërësisht sipas standardeve më të mira.

Ky investim përfshin sistem ngrohjeje, termoizolim të godinës, dritare dhe dyer të reja, palestër të re, laboratorë të rinj, instalime elektrike dhe hidraulike, si edhe sistem kamerash brenda dhe jashtë godinës.

Hapësirat e rikonstruktuara do të krijojnë mundësi të shtuara për një proces mësimor dhe edukativ sipas standardeve europiane.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version