Agjencia Telegrafike Shqiptare

Koçiu: 71 fëmijë përfitojnë çdo ditë nga shërbimet e integruara sociale në Përrenjas

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Në qendrën komunitare në Përrenjas 71 fëmijë përfitojnë çdo ditë nga shërbimet e integruara sociale, ndërsa 33 të tjerë marrin shërbim të specializuar në banesë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetarin e bashkisë së Përrenjasit, Nuri Belba, vizituan këtë qendër komunitare, që ofron shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Duke e cilësua një vend ku dashuria dhe kujdesi janë në qendër të çdo shërbimi, Koçiu tha se “në partneritet dhe bashkëpunim me pushtetin vendor, nëpërmjet Fondit Social kemi mundësuar ngritjen e mbi 70 shërbimeve të reja sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po punon sa më shumë që të ketë qendra që i kushtohen sidomos fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version