Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e diel, 18 gusht

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU parashikohet që në orët e para të ditës të kemi kthjellime e vranësira kalimtare, më pas mot kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version