Agjencia Telegrafike Shqiptare

KSHZ plotëson vakancat në këshillat bashkiakë Has dhe Elbasan

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi administrativisht denoncimin nr. 1 nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi pushimin e procedimit dhe moskonstatimin e shkeljes administrative.

Gjithashtu, Komisioneri plotësoi vakancën e krijuar në këshillin e bashkisë Has, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Blerina Çela dhe vakancën e krijaur në këshillin e bashkisë Elbasan, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Areta Kumria.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version