Agjencia Telegrafike Shqiptare

Tavo: Dera e zyrës sime do të jetë e hapur për të gjithë


TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo u zotua sot se bashkia e Himarës do të jetë bashkia e të gjithë qytetarëve.

Përmes një videomesazhi, Tavo siguroi se dera e zyrës së tij do të jetë e hapur për të gjithë.

“Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia Juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju”, u shpreh Tavo.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 4 gushtit për kryetar të bashkisë Himarë, Tavo kandidon nën siglën e PS-së përball kandidatit të mbështetur nga opozita, Petro Gjikuria.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version