Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e martë, 30 korrik 2024

TIRANE, 30 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të nxehta dhe të thata nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/36 Diell
Kukës 17/34 Diell
Lezhë 21/36 Diell
Dibër 17/33 Diell
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 21/37 Diell
Elbasan 21/37 Diell
Berat 18/38 Diell
Vlorë 21/38 Diell
Korcë 17/33 Diell
Gjirokastër 17/36 Diell
Sarandë 21/35 Diell

 

                                                                       

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version