Agjencia Telegrafike Shqiptare

Çuçi: Të çojmë përpara axhendën parlamentare drejt Shqipërisë 2030

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Nënkryetari i ri i Kuvendit, Bledi Çuçi shprehu sot angazhimin për të çuar përpara axhendën parlamentare e qeverisëse, projektin Shqipëria 2030 dhe për përmbushjen e pritshmërive dhe nevojave të qytetarëve.

Pas votimit në Kuvend, Çuçi i uroi suksese kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropali, si dhe kreut të ri të grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi.

“Suksese dhe anëtarëve të rinj të skuadrës sonë qeverisëse; Hoxha, Vëngu dhe Malaj. Vlerësim për punën e çmuar që ka bërë Lindita Nikolla e Ermonela Felaj përgjatë këtyre viteve. Mirënjohje kolegëve për besimin që më dhatë në funksionin tim të ri si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Kuvendi votoi sot në një seancë të jashtëzakonshme për ndryshimet në kabinetin qeveritar si dhe kryetaren e re të Kuvendit. /m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version