Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 25 korrik

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 16°C deri 31°C

Në zonat e ulëta 17°C deri 37°C

Në zonat bregdetare 21°C deri 35 °C

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version