TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e Spitalit Onkologjik dhe personat e përfshirë.
Të akuzuar për shpërdorim detyre janë: mjeku onkolog Edmond Gashi është lënë në “Arrest shtëpie”; mjekja onkologe Alketa Pere Ymeri, “Detyrim paraqitje”; Brikena Qirjazi, ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje”; Emiljano Lela, Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje”; Drilona Kishta, ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje”.
Ndërkohë Halil Gashi, administrator i klinikës “Megis”, babai i mjekut Gashi është lënë me masën “Detyrim paraqitje” për fshehje të të ardhurave dhe Florian Marku, administrator farmacie, në “Arrest shtëpie”.
Personat në fjalë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private, për qëllime përfitimi.
/m.m/r.e/
