Agjencia Telegrafike Shqiptare

Bashkia e Tiranës: Abone falas për studentët edhe në vitin e ri akademik

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Pas dy viteve që udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë, të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë.

Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version