TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së, ambasadorin Michael Tarran.
Kryeparlamentarja bëri të ditur se në takim u diskutua mbi vijimin e bashkëpunimit të Kuvendit me Prezencën e OSBE-së për avancimin e reformave.
Nikolla theksoi se në fokus do të jetë bashkëpunimi për reformën zgjedhore, modernizimin e shërbimeve parlamentare dhe rritjen e transparencës së veprimtarive parlamentare.
/m.m/r.e/
