Agjencia Telegrafike Shqiptare

Dita e Ashures, Baba Mondi uron besimtarët

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar sot ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.

Kjo festë kremtohet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore të kohës.

Kryegjyshi i bektashinjve, Baba Mondi i është drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që të bëhen vepra të mira sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton.

“Në emër të Zotit. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Ashures, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve. Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, u shpreh Baba Mondi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version