Agjencia Telegrafike Shqiptare

Balla takon Sveçlën: Bashkëpunim policor dhe ekipe të përbashkëta me Kosovën në luftën kundër krimit

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë diskutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit.

“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkruan ministri Balla.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version