Agjencia Telegrafike Shqiptare

EURO2024- Anglia i bashkohet Spanjës në finalen e Berlinit

DOTMUND, 10 korrik/ATSH/ Anglia do ti bashkohet Spanjës në finalen e “EURO 2024” që do të luhet në Berlin, të dielën e 14 korrikut.

Ndeshja u vendos në minutën e 90’, kur Ollie Watkins që me një gjest mjaft të bukur ka shmangur mbrojtësin hollandezë dhe me një goditje përfekte diagonal ka mposhtur poriterin e tulipanëve Bart Verbbrugen.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmje e stome në “Iduna Park”, Dortmund, u karakterizua nga një pjesë e parë dinamike, ku hollandezët shënuan të parët. Ishte Xavi Simons që në minutën e 7’ përmes një goditje nga jashtë zone mposhti portierin e britanikëve Pickford. Ndërkohë në minutën e 18’ Anglia arriti të barazonte përmes Kane, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj u regjistruan dhe dy tranversa, në fillim Dumfries fluturoi në ajër duke gjetur topin e ardhur nga këndorja, por që nuk përfundoi në rrjetë, por në tranversë dhe jashtë. Ndërkohë më tej ishte anglezi Foden që nga jashtë zone goditi topin mjaft bukur, por topi u ndal në tranversë. Pjesa e dytë ishte e ngadaltë, një luftë nervash që u fitua në finale falë një perle të sulmuesit të sapo futur në lojë Watkins.

Tashmë kampionati Europian i Gjermanisë do të luaj aktin e fundit  të dielën në fianeln e madhes me Anglisë dhe Spanjës. Kjo është finalja e dytë radhazi për britanikët, pas asaj të humbur në 2021 përballë Italisë në Angli.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version