Agjencia Telegrafike Shqiptare

EURO2024 – Mbappe: Maska është e tmerrshme

DYSELDORF, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe është i frustruar që duhet të përdorë një maskë për fytyrën në Euro2024, pasi theu hundën në ndeshjen kundër Austrisë duke thënë se ai ende nuk ka një maskë me një formë të përsosur.

Mbappe tha në prag të ndeshjes me Belgjikën në Dyseldorf se do të preferonte të mos mbante fare maskë, gjë që megjithatë nuk është e mundur.

”Është e tmerrshme të luash me një maskë. Nuk shikon mirë, djersin poshtë saj. Ditën e parë u ndjeva sikur mbaja një palë syze 3D”, tha Mbappe.

Mbappe është lojtari i vetëm francez që ka shënuar deri më tani në Euro2024, nga një penallti në barazimin 1-1 me Poloninë.

Fitorja 1-0 ndaj Austrisë erdhi nga një autogol dhe ndeshja tjetër kundër Holandës, ku Mbappe nuk luajti, përfundoi 0-0./ /a.i./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version